E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat: Beqaj, “dhurata” Interit Shtypi ishte i ndarë në lidhje me performancën e portierit kosvar të Anorthosit

Barazimi spektakolar 3-3 i Anorthosis Famagusta kundër Interit famëmadh ishte një nga surprizat e ndeshjeve të së martës në Ligën e Kampioneve. Portieri shqiptar i skuadrës qipriote, Arjan Beqaj pësoi tre gola në këtë takim, dhe mediat kanë qenë të ndara në lidhje me performancën e tij.

BEQAJ - Në minutën e 13-të Beqaj grushtoi gjuajtjen sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimoviç, por nuk mundi të shmangte golin e Mario Balotelit, i pari nga tre golat e realizuar nga Interi. Disa media ndërkombëtar e konsideruan këtë gol si një “dhuratë” të portierit shqiptar, “duke lejuar Balotelin të shënojë”.  Në golin me kokë të Materacit (i dyti), Beqaj pësoi një “gol mes këmbësh”, i njëjti si ai që pësoi me Shqipërinë kundër Hungarisë. Para se të pësonte golin e tretë, Beqaj devijoi një goditje të fuqishme Ibrahimoviçit, ndërsa nuk kishte asnjë shans për të shmangur golin e barazimi të Interit të realizuar me kokë nga Kruz dhjetë minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt.

KETSBAIA - Trajneri i Anorthosis, gjeorgjiani Temuri Ketsbaia, pranoi se formacioni i tij bëri një ndeshje të madhe, por se fitorja kundër zikaltërve do të ishte e padrejtë. “Do të ishte e pandershme nëse ne do të fitonim”, - tha ai. “Interi pati shanset e tij, ne patëm tonat, por të jem i ndershëm, unë jam i pakënaqur me rezultatin e ndeshjes së parë”, - tha trajneri i Beqajt, në lidhje me fitoren 1-0 të Interit në Milano dy javë më parë. “Interi morri përsipër rrezikun dhe kështu ndodhi. Ata kanë shumë opsione dhe lojtarë cilësorë”, - tha Kestbaia për gazetarët. “Unë mendoj se Interi do të kualifikohet për më tej, por ndoshta ne jemi në pozicionin më të mirë për të zënë përfundimisht vendin e dytë”.

MURINJO - “Nuk ishte një çështje e taktikës”, - tha Murinjo pas ndeshjes. “Ne thjesht bëmë disa gabime individuale të pafalshme. Por ka ende kohë përpara të kualifikohemi përpara se të vinë Krishtlindjet”. Në fakt, skuadrat në Grupi B janë shumë pranë njëra-tjetrës. Interi kryesues ka 8 pikë, Anorthosis 3, Panathinaikos 4 e Verder Bremen, 3. Murinjo beson se ekipi i tij do të pëerfundoi i parë në grupin e tij. “Ne duhet ta kishim fituan ndeshjen”, - tha Murinjo. “I patëm të gjitha mundësitë por dështuam. Por kur shikon renditje, një barazim nuk është një shkatërrim, edhe pse unë nuk jam i lumtur. Ne duhet të fitojmë dy ndeshjet e ardhshme”. Interi do të luajë kundër Verder Bremenit dhe Panathinaikosit.

E Merkure, 05 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›