E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lala, shqiptari qe njihej mire me Enke

Hanover '96, drejtues dhe lojtare, mes te cileve ben pjese edhe mesfushori Altin Lala, nuk kane gjetur fjale per te shprehur deshperimin e madh, pas vdekjes se portierit Enke. Mesfushori Altin Lala, ka mbajtur shiritin e kapitenit, deri nje vit me pare tek Hanover dhe sapo i eshte kthyer stervitjes. Lala eshte perfshire se bashku me drejtues te tjere te klubit ne homazhet e djeshme, ne klubin e Hanover '96, ku kane marre pjese mijera vete. Presidenti i Hanover '96, nderkaq lajmeroi qe te anulohet stervitja e ekipit deri te henen, kur lojtaret do te sterviten individualisht dhe ndeshja e radhes nuk do te zhvillohet. Gjithashtu, edhe numri 1 qe mbante portieri Enke do te hiqet nga perdorimi ne radhet e Hanoverit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›