E Diel, 1 Nëntor 2026

Punonjesit e Vodafone Albania, ne ndihme te femijeve qe vuajne nga talasemia

Rreth 50 punonjes te Vodafone Albania pritet te mblidhen sot ne ambientet e Kryqit te Kuq Shqiptar per te dhuruar gjak si nje gjest i thjeshte njerezor qe do te shpetoje dhjetera jete te bashkeqytetareve tane qe vuajne prej semundjesh te gjakut. Punonjesit e Vodafone jane pjesemarres per te pesten here ne fushata te dhurimit te gjakut duke provuar edhe nje here perkushtimin e tyre per te ndihmuar njerezit ne nevoje dhe per te perhapur mesazhin e rendesishem te dhurimit te gjakut. Gjate evenimentit te sotem pritet te nenvizohet rendesia e dhurimit te gjakut e lidhur me nevojen per gjak qe kane shume njerez ne te kater anet e vendit dhe sidomos femijet qe vuajne nga talasemia. Vleresohet se nje numer prej rreth 500 femijesh nga gjithe Shqiperia vuajne prej semundjes se talasemise dhe varen prej gjakut te dhuruar per te jetuar si gjithe femijet e tjere, per te luajtur, per te vajtur ne shkolle, dhe per te qene prane te dashurve te tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›