E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuhiu, ne Shqiperi kunder atdheut

Atdhe Nuhiu do te mberrije sot me shpresat e Austrise, per t'u perballur me ekipin tone kombetar, ne ndeshjen e 13 nentorit. Atdhe Nuhiu, talenti shqiptar qe aktivizohet me Riedin ne Austri dhe me shpresat e ketij vendi, do te luaje kunder kuqezinjve ne takimin e radhes dhe do te jete nje rast i rralle, qe nje futbollist shqiptar vihet ndaj atdheut te tij. Megjithate, ndryshe nga lojtaret e tjere qe kane preferuar ekipe te tjera kombetare, si Kuqi me Finlanden, Nini me Greqine, apo Behrami me Zvicren, Atdhe Nuhiu aktivizohet me Austrine, por ka shprehur deshiren qe te jete ne nje ardhme pjese e kombetares sone. Veshtiresia qe Nuhiu te bashkohet me kuqezinjte qendron ne faktin se duhet te dorezoje me pare pasaporten austriake.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›