E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lala si Skënderbeu: Të lujamë të bashkuar

SHKRUAN: Jeton Selimi 26-03-2011 11:31

Kapiteni Altin Lala, lojtari më me shumë përvojë në Kombëtaren shqiptare, e ka të qartë recetën që duhet për të arritur fitoren e dytë në këto eliminatore (pas Luksemburgut) dhe të parën historike kundër Bjellorusisë në katër takime. “Nëse do të luajmë të përqendruar them se do të kemi shanse të fitojme edhe ndaj këtij kundërshtari”. Mesfushori i Hanover 96 (Bundeslige) me aktivizimin e tij kundër Bjellorusisë do të bëhet edhe lojtari më me shumë ndeshjen me fanellen kuqezi, duke qënë gjithmonë i duartrokitur nga tifozët për shpirtin e garës dhe pjekurinë që ai tregon në lojë. “Tifozët janë shumë të rëndësishëm për ne, pa ata nuk ka futboll. Shpresojmë që dhe këtë ndeshje të vështirë që kemi të na mbështesin si gjithmonë. Atëherë mund të themi se mund t’ia arrjmë qëllimin e të fitojmë ndeshjen”, - tha mesfushori 35-vjeçar, i cili luan me kombëtaren që nga 1998 duke shënuar 3 gola. Por, Lala ka edhe një batutë në fund. “Ne duhet të punojmë bashkë dhe atëherë do të marrim rezultatin pozitiv. Siç e ka bërë Skënderbeu para 500 vitesh që na bashkoi, ashtu duhet të luajmë edhe ne nesër (sot),” përfundoi Altin Lala.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›