E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alma: Me babin nuk jam sqaruar ende!

SHKRUAN: Ilda Lumani 26-03-2011 12:16

Takimi i Almës me të atin ka qenë ngjarja më prekëse gjatë tre muajve të “Big Brother-it”. Por si e komenton vetë ish-banorja dhe a duhet të bëhej kaq publike ky takim?! Në këtë intervistë për gazetën “Mapo”, Alma rrëfen dyshimet e saj në lidhje me të atin, opinionin për banorët dhe marrëdhëniet e saj me të, ku sigurisht kuriozitet mbart ajo me çiftin Neda-Ogren…

Alma, cila ka qenë fitorja juaj më e madhe, me pjesëmarrjen në “Big Brother”

Fitorja ime më e madhe ka qenë fitorja morale. Atë qëllim që kam pasur dhe kam dashur, ia kam arritur më së miri.

I referohesh takimit me babain?

Nuk diskutohet kjo. Edhe pse do të kisha pasur shumë dëshirë që ta takoja në mënyrë private dhe jo në spektakël, por mesazhi im ishte kuptuar ishte marrë prej babit. Por do të kisha preferuar të mos bëhej kaq e hapur dhe publike. Unë edhe në shtëpi kam folur shumë pak për të dhe kjo ishte zgjedhja ime. Madje, edhe kur kam hyrë në spektakël ju kam kërkuar autorëve të mos më sillnin babin në spektakël. Mendoj se videoja që më kishte dërguar ishte e mjaftueshme. Nuk duhet të kishte ardhur as në spektakël, e as tek Fun Club, të nesërmen.

Me babain keni folur më këto ditë, e keni stabilizuar tashmë marrëdhënien tuaj?

Të dielën folëm pak, por të them të drejtën për momentin nuk jam ende e ambientuar për marrëdhënien me të. Jam ende në ajër. Por do ta takoj këto ditë dhe do sqarohem me të.

Në lidhje me çfarë?

Dua të sqaroj ca gjëra që ka thënë nëpër gazeta, që nuk më kanë pëlqyer aspak, kundër mamit tim, që nuk është aspak e drejtë dhe e bukur.

Çfarë ka thënë konkretisht?

Që po ta kisha rritur unë Almën, do ishte bërë më e mirë! Është opinioni i tij, por nuk jam absolutisht dakord me të. Ai nuk ka të drejtë të gjykojë si jam rritur unë. Mami im e ka ftuar në fejesën e vëllait tim para tre vitesh, babain, bashkëshorten e tij dhe tre vëllezërit e mi, edhe pse në fakt nuk kemi pasur raporte të mira, i ka ftuar. Ata erdhën dhe ajo ka qenë për mua njohja e parë me vëllezërit.

A keni ndjesinë e mallit për vëllezërit nga babai, apo nuk i njihni aq mirë…

Ndjesi malli kam, edhe pse nuk i njoh, sepse një pasdite i kam takuar vetëm në fejesën e vëllait. Nuk i njoh më tepër se aq.

Lidhja juaj me babanë, do të ndryshojë raportet tuaja familjare tani, apo jo?

Shpresoj që po, nëse do të jetë një raport i pastër dhe i sinqertë, pa prapaskena.

Përse e thoni këtë, keni dyshime për sinqeritetin e babait tuaj?

Jo, por shikoj që ai bëri publike marrëdhëniet tona dhe nuk më erdhi mirë. Arsyeja tjetër që nuk më bind, është se ai ende nuk ka kontaktuar me vëllain tim, që është dhe djali i tij.

Po nëna juaj, si e ka pritur takimin tuaj me babanë?

Mamit i është bërë shumë qejfi, pasi është një grua shumë e madhe! E them këtë sepse për 19 vjet që janë ndarë prindërit e mi, mamaja ime kurrë nuk ka nxjerrë një fjalë të keqe për babin. Madje më porositi para se të hyja në ‘Big Brother’, “në qoftë se bëhet i gjallë babi jot, FALE!” Dhe veprimin që bëra të shtunën, më shumë sesa për veten time, e bëra për nënën time.

Jeni penduar për ndonjë histori tuajën, që keni rrëfyer në shtëpi?

Jo, pasi unë çdo gjë që kam thënë, e kam ndjerë për të thënë ashtu.

Duhet thënë se ishit një nga pretendentet gjithsesi… nuk ju vjen keq për këtë që dolët nga shtëpia…?

Kjo nuk ishte në dorën time, të rrija a të dilja…

Po a ka një keqardhje, përsa i përket kësaj pjese?

Keqardhje jo. Do më kishte ardhur keq po të dilja javës së parë, që nuk do kisha shprehur atë që kisha dëshirë. Por ama për 84 ditë, ma merr mendja se kanë qenë më se mjaftueshëm.

Cila është marrëdhënia më me vlerë që krijove në ‘Big Brother’?

Alkena, Shkëlqimi, Petriti, Klodiana, Klaudia… shumica e banorëve. Ndoshta do të ishte më e lehtë, të them se me kë nuk do të mbaja raporte.

Që janë…?

Raporte miqësore do të mbaj me të gjithë, pasi kemi qenë në një udhëtim të përbashkët, nga 24 orë në 24. Ogrenin, absolutisht e përjashtoj nga grupi i miqve, dhe hyn thjesht te njohjet, pasi ne nuk jemi në lartësinë e Ogrenit. Meqë nuk jam në një lartësi me të, preferoj të rri poshtë, këtu ku jam (ironizon). E them me kënaqësi, që me Nedën nuk do të kem asnjë përshëndetje!

Në fakt këtë e bëtë mëse të dukshme, edhe kur nuk e përshëndetët, pasi dolët nga loja.

Nuk do ta takoj më atë. Kur një njeriu i thua motër, jam munduar që ta ndihmoj dhe të bëja rolin e motrës, t’i jepja një këshillë siç i jep motra motrës. Ndërsa ajo, atë që i thashë e manipuloi dhe e nxori publikisht. Kështu që duke marrë spunto edhe nga disa gjëra që nuk i prisja nga Neda, kur unë ja kam treguar shoqërinë e miqësinë, dhe i hodhi poshtë, kështu që nuk i ka lënë vend vetes t’i jap një shans të dytë.

Kë shihni nga banorët në shtëpi si fitues?

Që e meriton me shpirt, e meriton Ermela.

Do t’u vinte keq nëse e fitonte Neda ose Ogreni?

Do të mbetesha shumë e zhgënjyer!

Nga Big Brother apo votimi?

Unë po flas me reagimet që shoh në publik, ku as njëri as tjetri nuk janë të preferuar jashtë shtëpisë , përkundrazi janë shumë të urryer nga njerëzit.

Mendoni se Ogreni është i favorizuar?

Kam marrë vesh disa llafe jashtë shtëpisë, përsa i përket miqësive dhe njohjeve të farefistit të Ogrenit, unë kam besuar se ai është i pastër. Nuk ma merr mendja dhe s’dua ta besoj këtë.

Brenda shtëpisë keni ndjerë ndonjëherë favorizim për të?

Absolutisht jo. Të gjithë kemi qenë njësoj. Ajo që dua të them për të, është fakti që ai nuk ka dhënë asnjë gjë në shtëpi. Absolutisht asgjë, përveç faktit që ka drejtuar gishtin ndaj të tjerëve dhe ka folur për të tjerët, asnjë gjë më shumë. Por nuk e ka treguar kurrë veten se kush është. Unë, edhe pse ndenja kaq ditë brenda me të në një shtëpi, nuk di të them se kush është Ogreni!

Jeni me Antonion. Ju priste pas lojës, u gëzua apo u trishtua që dole nga gara?

U gëzua! (qesh)! Ka qenë shumë i lumtur që dola. Nuk po duronte dot. Për mua më tha, “Big Brother-in e ke fituar që kur ke hyrë brenda”.

Ndërkohë, Antonio ka thënë që ka përgatitur edhe dasmën tuaj?

E ka përgatitur, por ta shohim këtë punë (qesh). Do modifikoj disa detaje. Do të martohemi brenda shtatorit, ditën nuk e kemi vendosur. Dasma do të jetë në Shkodër dhe me të gjitha traditat shqiptare!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›