E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lala tregon objektivat: Do bëj 300 ndeshje me Hanover

GJERMANI- Altin Lala do të luajë sezonin e fundit me Hanoverit dhe mesfushori 35 vjeçar shqiptar kërkon të lërë gjurmë para se të largohet. Ai ka bërë një stërvitje të jashtëzakonshme këtë periudhë, ç'ka e ka detyruar trajnerin Mirko Slomka ta aktivizojë si titullar, ashtu si në miqësoren e mbrëmshme me Sandërlendin. Lala ka luajtur 290 ndeshje me Hanoverin dhe synimi i tij këtë sezon do të jetë të arrijë kuotën 300.

"Këto miqësore nuk kanë qenë një piknik, por gjithsesi rikthimi ma ka dhënë sërish gëzim", është shprehur Lala për mediat gjermane. "Synoj të arrij 300 ndeshje dhe duke parë faktin se luajmë në kampionat, në Kupë dhe në Europa League, mund ta bëjmë këtë", shtoi Lala, që ka hapur tashmë edhe një shkollë futbolli për fëmijët.
(m.a/A. Lafiti/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›