Pankartat, Serbët çojnë Shkëndijën në UEFA
Një pankartë me mbishkrimin “UÇK” dhe një tjetër “Jasharajt janë gjallë”, të shpalosura në Shkup gjatë ndeshjes së kthimit mes Shkëndijës së Tetovës dhe Partizanit të Beogradit, ka bërë që klubi serb të kërkojë hetim nga UEFA.
Skuadra e Partizanit fitoi 1-0 dhe mes tifozëve nuk pati incidente, pasi në stadium nuk kishte asnjë serb.
Por, Partizani është ankuar për pankartat e tifozëve shqiptarë, që sipas drejtuesve të klubit, ishin provokime të rënda. “Ne si klub do të bëjmë që UEFA të jetë e informuar për të gjitha, pavarësisht nëse delegati i ka evidentuar ato apo jo. Besojmë se ato gjëra nuk kanë kaluar pa u parë nga njerëzit kompetentë”, ka thënë Darko Grubor, sekretari i përgjithshëm i klubit serb.
Ndërkohë, zëvendës presidenti i Shkëndisë së Tetovës, Idriz Ibishi, ka deklaruar se pankartat nuk kanë qenë politike, por kanë patur lidhje me vlerat kombëtare. “Në ndeshjen e parë, ishin serbët që fyen gjithë kohës shqiptarët”, tha ai.
(a.h/A.LATIFI/BalkanWeb)