Vllaznia, çfarë drame! Dy gola në minutat e fundit
Si në një skenar Hollivudi, Vllaznia i shkon shumë pranë ëndrrës për të kaluar në turin e tretë të Europa League, por më pas pëson dy gola në minutat e fundit.
Ka qenë një makth mbrëmja e shkodranëve në Zvicër, përballë Thunit. Falë një goli të realizuar nga Xhevahir Sukaj në minutën e 14-të, ata kryesuan deri në të 89-tën, pikërisht atëherë kur u mendua se gjithçka kishte përfunduar. Por, në minutat e fundit, Vllaznia ka pësuar dy gola, duke dalë jashtë kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Europë.
Gjithçka duket e pabesueshme, duke parë mënyrën sesi shkoi ndeshja dhe faktin se shkodranët ishin shumë pranë një përballjeje historike me Palermon. Por, mungesa e eksperiencës, e shoqëruar me presionin e ekipit kundërshtar, ka bërë që ata ta shohin veten të eliminuar. Madje, në një mënyrë zhgënjyese, duke parë se e kishin çdo gjë në dorë.
Ka qenë një shqiptar, i mirënjohuri Milaim Rama, ai që ka ndëshkuar ekipin shkodran, duke shënuar golin e barazimit në minutën e 89-të. Më pas, një tjetër zëvendësues,
Benjamin Luthi, ka realizuar golin e fitores, duke e kthyer në tragjike këtë sfidë.
Ashtu si për Vllazninë, mbrëmja e djeshme ka qenë një tragjedi për skuadrat shqiptare.
Asnjëra prej tyre nuk ka mundur të kualifikohet për në turin tjetër, madje Flamurtari është mposhtur 5-1 në Çeki, duke e mbyllur sërish më turp aventurën në Evropë. Ndërkohë, Tirana është mundur 3-1 edhe pse për një pjesë të madhe të kohës ka qenë e kualifikuar.
Ndeshja
Pas një nisjeje të fortë të Thunit, Vllaznia e mori shumë shpejt veten, duke u mbrojtur në një mënyrë tepër të kujdesshme. Portieri Vujadinoviç bëri dy pritje shpëtimtare në fillim, ndërsa ndeshja mori një kthesë tjetër në minutën e 14-të, kur Xhevahir Sukaj kaloi shkodranët në avantazh.
Një moment tepër i rëndësishëm për skuadrën e Mirel Josës, që ka marrë më shumë zemër. Lustrineli dhe Shnouli rrezikuan për ekipin vendas, por gjetën një Vujadinoviç të përgatitur. Trajneri i Thunit, Zurker, bëri shumë shpejt një ndërrim, duke hequr Shnoulin për Andrist.
Gjithsesi, loja e zvicerianëve ka qenë e njëjtë edhe pse nuk kanë munguar momentet e panikut në atë të Vllaznisë. Në pjesën e dytë gjërat u vështirësuan për zvicerianët, pasi skuadra shkodrane është mbyllur në mbrojtje.
Ndërrimet e Josës, duke hequr Vajushin dhe Sukajn, i dhanë zemër Thunit, që vetëm një minutë pas daljes së autorit të golit, gjeti barazimin me Milaim Ramën.
Minutat e fundit kanë qenë tepër dramatike dhe të tensionuara. Luthi gjeti golin e avantazhit në minutën e 92-të, duke shokuar shkodranët. Dy minuta më pas, Rajoviç shkaktoi një faull ndaj Andrist, duke marrë kartonin e dytë të verdhë.
(a.h/A.LATIFI/BalkanWeb)