Grushta mbi kandidatin e Partisë Socialiste në qarkun e Korçës
Incidentet elektorale për fat të keq janë duke u shtuar edhe në Korçë.
Kandidati i PS për deputet. Ilir Pendavinji. është dhunuar fizikisht.
Mësohet se Pendavinji është dhunuar gjatë inspektimit të një qendre votimi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.10 në qytetin e Korçës. Një përfaqësues i PD-së. sipas vetë të dëmtuarit. e ka sulmuar atë fizikisht jashtë qendrës së votimit, ndërsa nuk ka pasur ndërhyrje nga ana e Policisë së Shtetit, megjithëse kjo e fundit ka qenë prezent në vendin e ngjarjes.
Në një prononcim për gazetën Antena News, kandidati i PS Pendavinji ka bërë të ditur se presioni dhe terrori nga ana e përfaqësuesve të PD nuk mund ti trembë qytetarët e Korçës që do votojnë sipas tij për ndryshimin.
Ngjarja, thekson Pendavinji, është e rëndë, teksa ai do bëjë dhe një kallzim penal për të./A.Ç