E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i nxehtë me diell në të gjithë vendin

TIRANË, 3 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në relievet
malore të vendit nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›