E Diel, 1 Nëntor 2026

Lamallari pret përfaqësuesit e FRONTEX: Forcojmë bashkëpunimin për sigurinë kufitare

TIRANË, 19 maj /ATSH/ Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari priti sot në një takim përfaqësuesit e lartë të FRONTEX, Eva Capogna, Holger Farnung, Teuta Krasniqi dhe Ksenia Hawryszkow.

Gjatë takimit, Lamallari bëri me dije se diskutoi “mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë, FRONTEX dhe BE në fushën e sigurisë kufitare, migracionit dhe luftës kundër kriminalitetit ndërkufitar”.

Lamallari theksoi se “Shqipëria ishte vendi i parë joanëtar i BE-së që mirëpriti një operacion të përbashkët të FRONTEX, duke dëshmuar besimin dhe rolin tonë si faktor sigurie në rajon”.

“Operacionet e përbashkëta, kontributi i oficerëve shqiptarë në misionet europiane, si dhe puna për modernizimin e sistemeve të menaxhimit të migracionit po forcojnë kapacitetet tona në përputhje me standardet europiane dhe rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian”, nënvizoi ministri.

1 nga 2

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›