E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lamallari tryezë konsultimi me avokatë: Dialog teknik për Kodin e ri Penal

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari zhvilloi sot një takim konsultimi për Kodin e ri Penal me avokatë nga i gjithë vendi.

Lamallari tha se “prej fillimit e deri në finalizim ky do të jetë një proces i ndërtuar me transparencë, me gjithëpërfshirje, me debat profesional dhe me përfshirjen e ekspertizës më të mirë që Shqipëria ka në fushën e së drejtës”.

“Si një prej aktorëve kyç të sistemit, kemi hapur një dialog teknik e të drejtpërdrejtë sepse avokatët janë zëri i qytetarëve në sallën e gjyqit, janë garantues të të drejtave dhe lirive dhe kanë perspektivë të çmuar për të identifikuar problematikat praktike të cilat një tekst ligjor duhet t’i parandalojë”, tha Lamallari.

Ministri Lamallari u shpreh besimplotë se në finale do të ketë një Kod të ri Penal me standardet më të mira europiane që adreson nevojat dhe pritshmëritë e qytetarëve.

Tryezat konsultative për draftin e Kodit të ri Penal do të vijojnë edhe me aktorë e grupe të tjera interesi sipas një kalendari të dakordësuar më herët.

/e.i/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›