Lamberto Zannier u emerua Sekretari i Pergjithshem i OSBE-se
Ambasadori Lamberto Zannier nga Italia, u emërua Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, me një vendim të njëzëshëm të Këshillit Ministerial nga të 56 Shtetet pjesëmarrëse të Organizatës, njoftoi sot Kryetari i Radhës i OSBE-së, Ministri lituan i Punëve të Jashtme, Audronius Ažubalis.
“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se, pas një shqyrtimi të kujdesshëm, unë dhe kolegët e mi, Ministrat e Jashtëm të OSBE-së, përzgjodhëm Lamberto Zannier-in për të marrë timonin e kësaj Organizate të rëndësishme”, tha Ažubalis.
“Këto janë kohë kritike për Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së, sepse duhet të trajtojmë sfidat aktuale në fushën e sigurisë, duke përfshirë këtu konfliktet e stërzgjatura në rajon, duhet të përgatitemi për t’u përballur me efikasitet me kërcënimet e reja apo në lindje e sipër, si dhe duhen të marrim përsipër përgjegjësitë tona më të gjera në mbështetje të vendeve partnere, duke përfshirë këtu Afganistanin dhe shtetet e Afrikës Veriore”, theksoi ai.
“Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së duhet t’i mbështesë dhe t’i çojë përpara këto përpjekje dhe unë jam i sigurt se përvoja dhe ekspertiza e Ambasadorit Zannier do të na shërbejnë më së miri në vitet që do të vijnë”.
Zannier, i cili është diplomat karriere, ka qenë Drejtor i Qendrës së OSBE-së për Parandalimin e Konflikteve, në periudhën 2002-2006. Që nga qershori i vitit 2008, ai ka shërbyer si Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë dhe Kreu i Misionit të Përkohshëm Administrativ të OKB-së në Kosovë (UNMIK).
“Kam nderin të marr postin e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj Organizate, të cilën e njoh aq mirë dhe e cila luan një rol kyç për promovimin e vlerave dhe luftimin e kërcënimeve të përbashkëta në fushën e sigurisë”, tha Zannier, i cili e merr detyrën më 1 korrik.
“Pres me padurim të punoj së bashku me Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së në trajtimin e këtyre sfidave”.