Lambrinidhis: Greqia do të shlyejë çdo euro të huazuar
KOPENHAGEN- Greqia është duke rifituar besueshmërinë e saj dhe do të shlyejë deri në euron e fundit të huazuar nga partnerët europianë, siguroi sot ministri i Jashtëm grek, Stavros Lambrinidhis gjatë një vizite në Danimarkë.
"Greqia është në rrugën drejt besueshmërisë", deklaroi ai gjatë një konference shtypi në Kopenhagen.
"Greqia është angazhuar të tregojë përgjegjësi pranë aleatëve të saj europianë. Nuk bëhet fjalë për subvencione, ne po punojmë për të shlyer çdo euro të huave dhe do ta bëjmë këtë deri në euron e fundit", siguroi ai.
"Ne po e ndryshojmë vendin dhe po ruajmë të ardhmen e tij, duke kontribuar në atë të euros dhe të Europës", këmbënguli ministri grek në krah të homologut danez, Lene Espersen.
Sipas tij, vendimi partnerëve të zonës euro për të mbështetur Greqinë i dha këtij vendi mundësinë e nevojshme të manovrimit për të zbatuar me bindje dhe pa ngurim ndryshime tepër të vështira që duhen ndërmarrë.
(a.h/ata/BalkanWeb)