E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lambrinidis: Forcimi i nacionalizmit, shqetësues

Ministri i Jashtëm grek, Stavros Lambrinidis ka lëshuar sot një sinjal paralajmërues për sjelljen e Shqipërisë ndaj pakicës greke në vend.

Sipas mediave greke, Lambrinidis mësohet të ketë ftuar Shqipërinë ti përmbahet angazhimeve evropiane dhe të mos i injorojë ato.

Forcimi i nacionalizmit në këtë vend  po jep një mesazh shqetësues legjitim, dhe situata e minoritetit etnik grek në Shqipëri është një barometër i marrëdhënieve dhe kjo duhet kuptuar  ka thënë Lambrinidis.

Në deklaratën e tij, Lambrinidis ka atakuar Turqinë dhe Maqedoninë.

Lidhur me këtë të fundit, duke iu referuar çështjes së ëmrit,  Lambrinidis tha se kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski është peng i papajtueshmërisë së tij personale dhe me këtë po e mban peng edhe të ardhmen evropiane të shtetit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›