E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca KuqeZi paralajmëron protesta kundër regjistrimit

 Kjo Aleancë, do t’u bëjë thirrje qytetarëve që në mënyrë masive të grisin formularin e regjistrimit etnik.

Aleanca KuqeZI publikoi formularin e regjistrimit të popullsisë në Greqi, i cili nuk përmban pyetjet mbi etninë dhe fenë.

Me anë të një njoftimi për shtyp, thuhet se përfaqësuesit e Aleancës KuqeZi deklaruam se vetë Greqia e cila është anëtare e BE nuk e aplikon regjistrimin etnik dhe nuk njeh pakica etnike apo pakica kombëtare në territorin e saj dhe i imponohen Shqipërisë me një standard të paqenë.

Aleanca KuqeZi diskutoj mbi procedurën e shpalljes antikushtetues të Ligjit “inovator” për regjistrimin e popullsisë dhe detyrimi për heqjen e imunitetit ndaj dy deputetëve të cilët votuan me dy duar në parlament në mungesë të dy deputetëve të tjerë të cilët ndodheshin në Itali dhe Turqi duke shkelur parimin kushtetues  se “vota është vetjake” dhe se “vota nuk delegohet”. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-07-28 10:34
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›