Regjistrimi Aleanca apel qytetareve

Historiani Pellumb Xhufi shprehet se ky regjistrim eshte kerkuar nga kryeministri grek vite me pare.
Kreshnik Spahiu ka bere publik nje formular mbi bazen e te cilit shteti fqinje grek ka bere regjistrimin e popullsise, nderkohe qe kujton se si ligji kaloi me vota te deputeteve pa qene te pranishem ne salle.
"I tregoj opinionit publik se vendi dhe politika që i ka servirur formularin shtetit dhe qeverisë shqiptare që të regjistrimi të bëhet mbi baza etnike dhe fetare, është vetë një shtet që nuk e aplikon këtë. Si mund të jetë i ligjshëm dhe transparent ky proces, kur deputetët votojnë me dy duar", tha Spahiu.
Te pranishmit i bejne thirrje qytetareve te mos plotesojne keta formulare duke paralajmeruar nisjen edhe te protestave kunder ketij vendimi.