Lame: Forumet e partisë do të vendosin për Ramën

Kandidati për deputet i PS-së Artan Lame është shprehur në lidhje me deklaratat e këtyre ditëve të cilat kërkojnë dorëheqjen e kreut socialist Rama janë më mirë të mos bëheshin. I ftuar në studion e "Ora News" Lame është shprehur se nuk kanë sens debatet për dorëheqjen e Ramës pa u diskutuar më parë në forumet e partisë të cilat do të vendosin për dorëheqjen e Ramës. "Të gjithë duhet të heshtin theksoi Lame ndërsa shtoi se një debat të tillë duhet lënë deri në mbylljen përfundimtare të procesit zgjedhor. Ai gjithashtu u shpreh edhe për koalicionin qeverisës PD-LSI duke theksuar se Meta shfrytëzoi rastin por se të gjithë ata që kanë votuar për Lëvizjen Socialiste për Integrim janë ndiher shumë të zhgënyer nga ky koalicion.