Malaj: Të ndalet pushata penalizuese për kritikët e Ramës

"Duhet ndalur sa me parë dhe në mënyrë publike fushata penalizuese ndaj personave që janë kritikë apo kërkojnë dorëheqjen e Ramës. Kështu është shprehur kandidati për deputet i PS-së Arben Malaj në një deklaratë për shtyp për fushatën e ngritur për kritikët e Ramës. Sipas tij ky fenomen përjashtimesh dhe nxitje përplasjesh është ngjarja më rëndë që po ndodh ne historikun e Partisë Socialiste. "Ky presion dhe ky denigrim mbytes është cënim i rëndë i të drejtave elemntare të çdo individi. Aty ku cenohen liritë elementare të të shprehurit aty liritë politike kufizohen apo nuk ekzistojnë. "Disiplina partiake" dhe "solidariteti partiak" jane alibi të dëmshme dhe të pamjaftueshme për ta fshehur mentalitetin jo demokratike, që kur tolerohet rrezikon te sjell diktaturë në rritje" thekson Malaj.
Ai gjithashtu shton se n.q.s. ky konflikt rritet ai natyrshëm ashpërsohet, një ashpërsim i ballafaqimit publik midis mbështetësve dhe te pakënaqurve brenda vetë Partisë Socialiste, rrezikon të krijojë një ambjent të vështirë politik. "Sfida reale e liderit të ardhshëm të Partisë Socialiste do të jetë pikerisht rikthimi i besimit dhe përkushtimit brenda forcës politike si parakusht për kredibilitetin publik dhe mbështetjen publike në rritje që i nevojiten Partise Socialiste në çdo sfidë të ardhshme" përfundon Malaj.