E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko pranon humbjen: PS-ja, në opozitë

Anëtari i kryesisë së PS-së, ish-kryeministri Pandeli Majko ka pranuar për herë të parë humbjen e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 28 qershorit. Në një intervistë për BBC Majko është shprehur se shpreh brengën që sistemi i ri zgjedhor nuk arriti të shmangë zgjatjen pafund të dhënies së rezultateve në Shqipëri. Majko është shprehur gjithashtu se bëhet fjalë për korrigjime dhe jo operacione në Partinë Socialiste, duke i quajtur rastësore rethanat që çuan në afrimin e grupimit të majtë, Lidhja Socialiste për Integrim (LSI) e udhëhequr nga Ilir Meta në koalicion qeverisës me grupimin e djathtë të udhëhequr nga kryeministri Sali Berisha.
"Mendoj që zoti Meta nuk do ta kishte parë as në ëndrrën e tij më te keqe, pra koalicionin me Sali Berishën, për ta mbajtur atë kryeministër" ka theksuar Majko.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›