Lame Nuk do te legalizojme asgje te kundraligjshme ne zonat turistike
Premtimin për legalizimin e shtëpive thonë se do ta mbajnë. Por për socialistët vija bregdetare mbetet e paprekshme dhe paralajmërojnë penalizime.
“Ne do legalizojmë falas shtëpitë në zonat informale, programi do bëhet brenda 100 viteve, por nuk do legalizojmë asgjë të kundraligjshme në vijën bregdetare, dhe rrugë kombëtare, në parqe, zona të trashëgimisë kulturore, zona turistike”- theksoi Lame.
Artan Lame pohon se në shtator Rama do të paraqesë në Kuvend një nga betejat madhore të qeverisë së tij, që ka të bëjë pikërisht me territorin.
Bashkia e Tiranës ishte përsëri nën akuzë për reduktimin e hapësirave të gjelbëra të kryeqytetit.
Lame theksoi se Qeveria e re do të bëjë gjithcka është e mundur për të rekuperuar dëmet dhe do të vërë përgjegjësit para ligjit.
Reagon Bashkia: Sot Tirana nuk udhëhiqet nga interesat e Ramës por nga interesi i qytetarëve të saj
Nëpërmjet zëdhënëses së saj Anila Bisha, Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj deklaratave të Artan Lames përsa u takon ndërtimeve pa leje dhe legalizimeve. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja Bisha theksoi se sot Tirana nuk udhëhiqet nga interesat e Ramës, por nga interesi i qytetarëve të saj
Bashkë projektuesi i betonizimit dhe i shkatërrimit të mijëra metrave katrorë hapësira të gjelbra të zhdukura për 11 vite nëpërmjet aferave korruptive akuzoi sot Bashkinë e Tiranës.
Siç i hëngrën këto mijëra metra katrorë hapësira të gjelbra dhe i kthyen në përfitime të majme sot po hanë turpin me bukë duke hedhur akuza të pabaza ndaj Bashkisë.
Ata që për 11 vjet për interesa personale lanë Tiranën pa një plan urbanistik duke lejuar zhvillim klientelist kanë kurajon të flasin dhe akuzojnë sot Bashkinë e Tiranës.
Tirana ka sot planin e saj urbanistik mbi të cilin do të zhvillohet qyteti, të hartuar me ekspertizën më të mirë vendase dhe të huaj dhe miratuar me konsensusin më të gjerë të mundshëm.
Sepse sot Tirana nuk udhëhiqet nga interesat e Ramës por nga interesi i qytetarëve të saj-përfundon deklarata e zëdhënëses Bisha.
Hoxha apel qytetarëve: Mos u mashtroni për legalizim, çdo ndërtim pa leje do të prishet
Inspektoriati Ndërtimor ka vijuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë. Sot ky aksion ka vijuar gjatë paradites me prishjen e një shtesë pa leje në katin e sipërm të një pallati, në rrugën “Mihal Grameno”, në Njësinë Bashkiake Nr. 2. Drejtori i Inspektoriatit të Ndërtimit Florenc Hoxha ka përsëritur thirrjen e tij ndaj qytetarëve të Tiranës të mos ndërtojnë pa leje dhe të mos bien pre e mashtrimeve të eksponentëve të lartë socialist për legalizimin e tyre, se të gjitha ndërtimet pa leje do të prishen.
“Inspektorati Ndërtimor Urbanistik i Bashkisë Tiranës sot po vijon punën e tij në lidhje me ndërtimet pa leje. Pra për të goditur çdo ndërtim pa leje në qytetin e Tiranës. Këtu pas meje shikohet që në mënyrë abuzive ka lulëzuar një ndërtim pa leje, shtesë kati, të cilën ne do ta vendosim përpara kushteve të ligjshmërisë duke e kthyer në gjendjen e mëparshme”- u shpreh Hoxha.
Zoti Hoxha tha se ka një kontakt të vazhdueshëm me ALUIZN-in për të vendosur në kushtet e ligjshmërisë çdo objekt të ndërtuar pa leje, i cili mund të ketë aplikuar pranë ALUIZN-it. Asnjë prej këtyre objekteve nuk mund dhe nuk do të përfitojë nga legalizimi.
“Po verifikojmë dhe po konstatojmë çdo ndërtim pa leje që është bërë gjatë këtyre muajve të fundit. Kemi pasur një korrespondencë me zyrat e ALUIZN-it për të përcaktuar kushtet e ligjshmërisë dhe për të përcaktuar çdo objekt pa leje, i cili mund të ketë aplikuar pranë ALUIZN-it pikësëpari duke e përjashtuar atë nga legalizimi dhe më pas për të vepruar me forcën e ligjit. Garantojmë edhe njëherë qytetarët e Tiranës, që do të veprojmë ndaj çdo objekti të paligjshëm që është ndërtuar në mënyrë abuzive gjatë këtyre kohëve në qytetin e Tiranës.
Kreu i Inspektoratit Ndërtimor i ka bërë thirrje eksponentëve të PS-së të mos ndërtojnë pa leje dhe kërkoi nga PS të mos e politizojë çështjen e ndërtimeve pa leje për të mbrojtur eksponentët e saj.