Lame: Nuk legalizojmë falsifikimet. Bashkia: Ndërtimet nga eksponentë të PS
TIRANE- Nga zyra e kryeministrit të zgjedhur, Artan Lame ka bërë sot një deklaratë për mediat ku denoncon rastet e falsifikimit me dokumentat e legalizimeve kryesisht në zonat bregdetare.
Sipas tij, qeveria e re që do krijohet në shtator nuk do legalizojë asgjë të kundraligjshme si dhe do vazhdojë aksionin për prishjen e nderimeve pa leje.
“Ne do legalizojmë falas shtëpitë në zonat informale, programi do bëhet brenda 100 viteve, por nuk do legalizojmë asgjë të kundraligjshme në vijën bregdetare, dhe rrugë kombëtare, në parqe, zona të trashëgimisë kulturore, zona turistike. Etj”, tha Lame.
Sipas tij, “Ne po mbledhim informacione per falsifikimet që po bëhen me legalizimet e ndërtimeve pa leje, në Dajt, Pogradec, Krujë, në bregdetin Orikum- Vlorë, në zonën historike të Lezhës ku vazhdojmë të marrim denoncimet nga qytetarët”, tha Lame më tej.
Në shtator sic vijoi ai, kryeministri i zgjedhur Edi Rama do të bëjë publike paketën e emergjencës kombëtare për territorin.
Lame më tej denoncoi atë që e quajti shkatërrim të hapësirave të gjelbërta, duke iu referuar kështu parkut të lodrave tek “7 Xhuxhat”. Sipas Lames, Bashkia e Tiranës po e shkatërron këtë park.
BASHKIA
Pas deklaratës së PS-së, i menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i Bashkisë së Tiranës, e cila bën me dije se kjo çështje po shfrytëzohet politikisht, për të fshehur ndërtimëet pa leje që bëhen nga eksponentë të PS.
“Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen e saj për instrumentalizimin politik që prej ditësh po u bëhet ndërtimeve pa leje në Tiranë. Përdorimi politik i kësaj çështje natyrisht bëhet për të fshehur ndërtimet pa leje që po kryejnë ekspontë politik dhe madje vetë PS. Bashkia e Tiranës i bën thirrje PS, që në vend që të harxhojë energji duke e përdorur politikisht ketë çështje, t’u bëjë thirrje eksponentëve të saj t’i binden ligjit dhe të mos ndërtojnë pa leje. Bashkia e Tiranës u bën thirrje eksponentëve të PS të mos i mashtrojnë qytetarët me legalizim të ndërtimeve pa leje, pasi asnjë ndërtim pa leje nuk do të legalizohet”, thuhet në deklaratën e bashkisë.
Më tej Bashkia e Tiranës sqaron se, “Ne kemi vendosmërinë saj për të prishur çdo ndërtim pa leje, proces i cili vijon çdo ditë pa ndalur”.
(m.a/BalkanWeb)