E Diel, 1 Nëntor 2026

Lame Shqetesimi i Cekes I mbushet xhepat Tani edhe une

TIRANE- Monumentet me qera duket do te gjenerojne ende debat te forte. Artan Lame sjell sot nje reagim te ashper ndaj Neritan Cekes keshilltarit te kryeministrit per monumentet. Reagimi vjen nje dite pas intervistes se Cekes ne Shqiptarja.com ku akuzoi anetaret e Forumit te Monumenteve se nuk jane profesioniste dhe se kane bere vete shume mekate me monumentet ndaj seshte me vend qe komisioni parlamentar mbajti nje seance degjimore per ta. Duke i analizuar rastet e tre prej anetareve te forumit qe folen ne seancen degjimore Ceka drejtoi akuza per secilin prej tyre per Artan Lamen prof. Gjerak Karaiskajn dhe Lorenc Bejkon. Reagimi i pare pas kesaj interviste vjen nga Artan Lame ne forme prononcimi te cilin e sjellim te plote si me poshte.

PRONONCIM
Une e lexova te gjithe prononcimin gati dy faqe ne gazeten e djeshme te zotit Ceka. Me thene te drejten me la nje shije bajagi te keqe duke vene re termat e rende dhe nervozizmin qe shoqeronte gjithe prononcimin e tij te gjate. Terma dhe nervozizem qe nuk i ka hije nje njeriu ne moshe te thyer. Ndoshta prandaj populli thote Plakut mos ja degjo por....
Po nejse pertej kesaj teorikisht shumica e problemeve ne prononcimin zotit Ceka edhe mund te qendrojne pra ne kuptimin e asaj qe thote se jane bere shume gabime gjate ketyre viteve ne objektet e dhena me qera apo per faktin se si jane trajtuar keto objekte te dhena me qera. Ketu nuk po thote asgje te re se edhe ne pikerisht kete po themi. Pjesen qe shton se per keto fajin e kam une apo profesor Gjeraku apo Lorenc Bejko nuk po ja marr seriozisht duke e quajtur lajthitje plaku. Nuk ka asnje vlere te jap shpjegime pasi ai me tha i korruptuar une i them jo sjam une je ti e ku dolem Jek e jek fjala ime kunder te tijes. Bash per kete populli thote horri tban horr.
Ndaj le tia marrim per nje cast sikur te gjitha jane te verteta sikur ne jemi te korruptuarit e botes sikur ne jemi shkaterruesit e monumenteve sikur cte doje ai. Te vijme tek problemi tani. Pse si ruajti zoti Ceka monumentet nga ne kur ka 8 vjet ne pushtet Po monumentet qe do te jape ai ne vijim me qera kush do ti ruaje nga ne te korruptuarit Mire se sa te jete gjalle ai vete mund te fleme te qete se do i ruaje ai por kur larg qofte te mos jete me kush do ti ruaje nga ne te degjeneruarit Pikerisht se ne jemi te korruptuar po themi dhe po ngulim kembe qe nuk duhen dhene me monumente me qera. Pikerisht se jemi te degjeneruar po kerkojme qe te mos ndertohen motele ne kalane e Lezhes. Ehuuu sa holle e kemi ndertuar ne strategjine e korrupsionit
Ndersa zoti Ceka thote ju jeni te korruptuar dhe i mbushet xhepat ndaj nuk mund te flisni dhe te me ndaloni mua tani qe te jap edhe une ca te tjera e te nxjerr edhe une nje dore leke. Mere me mend sa te liq qe jemi jo vetem te korruptuar por edhe grindavece se nuk i leme te tjeret te na ndjekin ne rrugen tone.
Me qene burre ky zotnia qe ka 8 vjet ne paradhomen e kryeministrit shkon e na i nxjerr lakrat ne shesh ne te korruptuarve rregullon monumentet qe prishem ne heq ndertimet pa leje te bera brenda tyre dhe pastaj vjen e thote Ja si i rregullova gjerat une ndaj tani do vazhdoj te rregulloj edhe ca te tjera. Mirepo kjo udhe eshte ca e gjate dhe sic thoshte Shkreli ai ka arritur ne cakun biologjik ndaj si pret puna.
Nje gje tjeter qe e kam vene re shpesh here me zotni Ceken eshte qe do qe te na heqe edhe tagrin e shoqerise civile. Une profesor Gjeraku e shume te tjere nga ne jemi njerez qe nuk kemi tager shteteror prej shume kohesh. Jemi njerez qe flasim ne mbrojtje te trashegimise kulturore se vetem kete kemi ne dore. Njeriu i ngarkuar dhe i paguar nga shteti per te bere mbrojtjen e tyre eshte vete zoti Ceka i cili flet sikur te ishte OJQ thote se keto vite jane demtuar monumentet e na kerkon llogari neve duke harruar qe ne keto 8 vjet ai eshte vete ne pushtet. Ne vend te flase se cka bere per ti mbrojtur na akuzon ne duke ngaterruar rolet.
Por ka nje te vertete edhe ne kete fakt. Kam vene re tek shume qytetare e tek shume denoncime qe me vijne mua personalisht por edhe ne adrese te Forumit qytetaret me shume na konsiderojne neve si mbrojtes se sa zotin Ceka dhe gjithe lukunine e atyre qe jane sot neper institucione te cilet jane te ngarkuar e paguhen per kete pune. Qytetaret kane hequr dore nga institucionet nuk kane me asnje lloj shprese se mund te vije ndonje gje e mire prej mytebereve te zyrave dhe na drejtohen neve duke shpresuar te ndreqim ne paudhesite dhe shterpesine e qyqareve te institucioneve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›