E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lame për veriun: I kapur nga bandat serbe

Veriu është kapur nga bandat dhe forcat sekrete serbe. Ky shqetësim ka ardhur nga deputetja e lëvizjes “Vetëvendosje” Alma Lame, e cila nuk sheh asnjë zgjidhje momentale për këtë pjesë të Kosovës pa spastrimin e njerëzve të inkriminuar atje. Gjatë intervistës për Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj, Lame theksoi se VV nuk aprovon asnjë bisedim me Serbinë për cështjen e veriut, ndërsa fajësoi për këtë gjendje BE,që sipas saj demotivoi serbët me dhënien e statusit.
 

“Në veri bandat kontrollojnë jetën e qytetarëve atje, veriu vazhdon të jetë i pushtuar nga forcat sekrete serbe. Askush nuk ka një ide se cfarë do të bëhet me veriun, po përpiqen ti thonë botës se kjo zgjidhet përmes bisedimeve, por problem është me kë të bisedosh. Serbia është shkaktar i këtij problemi dhe vazhdon të jetë agresori, duhet të pastrohet vendi nga njerëzit e inkriminuarmë parë.Është absurde që forcat mbikqyrse në Kosovë të mos ushtrojnë dot kontroll atje, duke bërë marrëveshje me Beogradin.Ne si VV nuk mbështesim asnjë bisedim me Serbinë për veriun, sepse sa më shumë bisedohet aq më shumë ajo ngre cmimin. Serbët kërkojnë autonominë por kjo nuk mund të ndodhë, pasi nuk ka asnjë shembull të tillë në shtetet anëtare të Komisionit Europian, madje as në Rusi. Sot Serbia udhëhiqet nga e vërteta, nga pasardhës të Milloshevicit. Tani shikohet se cbëhet. Është faji i BE që demotivoi qytetarët e Serbisë me dhënien e statusit pa plotësuar kushtet” tha ajo.
 

Lame foli dhe për bashkëpunimin ndërmjet deputetëve dhe parlamenteve të dy vendeve, duke theksuar nevojën e konkretizimit të këtij bashkëpunimi më tepër në vepra sesa fjalë. Në këtë kontekst ajo tha se ekzistojnë të gjitha mundësitë për krijimin e një tregu të parbashkët ekonomik Shqiperi-Kosove, ndërsa vlerësoi dhe idenë për futjen në qarkullim të Lekut në Kosovë.
 

“Bashkëpunim dhe premtime për bashkëpunim kemi gjithmonë, por jam kritike pasi janë më tepër në kuadrin e fjaëve ndërmjet dy parlamenteve. Do të ishte mirë që Kosova ti referohej legjislacionit të Shqipërisë, duhet të bashkëveprojmë konkretisht në legjislacion, nuk ka asnjë arsye të mos mendohet si një, ligjet që miratohen në Shqipëri të meren dhe të aprovohen edhe në parlamentin e Kosovës. Qytetarët e thjeshtë janë disa hapa përpara qeverive, kishim rastet e cimentos dhe patates ku dhamë një imazh jo të mirë në sytë e Europës. Potenciali për treg të përbashkët është shumë i madh, ne shqiptarët e kemi kuptuar keq filozofinë e përfshirjes në BE, thjesht me hapje dyersh. Në komisionet e integrimit këtu pati ide interesante për futjen e një monedhe të përbashkët . Kosova duhet të mendojë për monedhën e saj, në kushtet kur euro është në krizë, Kosova duhet të fusë Lekun. Të kemi taksa dhe takime të të njëjtit nivel, nëse hartojmë politika ekonomike të përbashkëta nuk do të ishte e vështirë, edhe ndërkombëtarët nuk e pengojnë dicka të tillë. Me rëndësi ishte hartimi i abetares së përbashkët” theksoi ajo.

Ndërkaq lidhur me Kodin penal për mediat ajo foli rreth nismës së VV, një projektligj i bazuar në dy shtylla në mbrojtje të gazetarëve dhe të drejtën e tyre për të mbrojtur burimet e tyre.
“Ne ndërmorëm iniciativën të bëjmë një ligj lidhur me mbrojtjen e burimeve kofidenciale, njëra që garanton të drejtën e heshtjes në gjykatë lidhur me burimin. Shpesh gazetarët vihen në sprova të rënda. Shtylla tjetër e këtij projektligji ka të bëjë me faktin se askush nuk mund të shantazhojë punën e tyre, me nisma të tilla si bastisje shtëpiash apo kontrolle në redaksi. Ky është një standard europian dhe duhet ta zbatojmë nëse duam të bëhemi pjesë e BE, kemi marrë modelin që rekomandojnë vetë gazetarët, ligjin dhe modelin belg.

Po në në cnivel është liria e medias ne Kosove?
“Kërcënohet në mënyrë të vazhdueshme, autocensura është shumë e madhe. Tema të mëdhaja nuk preken edhe pse ka shembuj të mëdhenj të gazetarisë, por nëse krahasohemi me mediat perendimore jemi mbrapa, fakt është dhe mungesa e një gazetarie investigative” tha Lame.
 

Deputetja e VV ka prekur dhe cështjen e mandatit të Jahjagës ku tha se”e kemi konsideruar që në fillim marrëveshjen e arritur si jokushtetuese që në ditën e parë të zgjedhjes. Qëndrimi jonë ka qenë parimor dhe largpamës. Kur marrëveshjet politike nuk respektohen nuk janë të mira, me rëndësi është të zbatohen ligjet dhe Kushtetuta për të shmangur precedent negativë si në këtë rast”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›