E Shtunë, 31 Tetor 2026

Noka në Durrës: Policia kufitare të garantojë sigurinë e pushuesve

Ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka vizituar sot terminalin e portit të Durrësit. Ai ka dhënë rekomandimet drejtuesve të policisë dhe strukruave kufitare për mbarëvajtjen e punës duke siguruar të gjitha masat për pritjen e emigrantëve. "Policia Kufitare të garantojë sigurinë e pushuesve. Të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor" theksoi Noka.

Terminali i Durrësit i cili u inagurua disa ditë më parë nga kryeministri Berisha është një investim me vlerë rreth 21.9 milion euro, i cili do të përmbush nevojat në rritje të trafikut, tregtisë, ekonomisë shqiptare në zhvillim si dhe qarkullimit të lirë të njerëzve.
 

Ky terminal i ndërtuar në përputhje me standardet më më të larta europiane do të mundësojë një shërbim modern, të shpejtë dhe cilësor për miliona qytetarë që kalojnë nga ky port çdo vit. Terminali është projektuar për ti shërbyer 1.2 deri në 1,5 milion pasagjerëve në vit, 200 mijë autoveturave dhe rreth 60 mijë kamionëve.

Ai ka 65 mijë m2 sheshe, 25 mijë m2 ndërtime, 4500 m2 godina të pasagjerëve, 10 poste të kontrollit të njëkohshëm për pasagjerët këmbësorë, 36 poste për kontroll të njëhershëm për pasagjerët me autovetura, 12 poste për kontrolle të njëhershëm për kamionët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›