Lamela nënshkruan me Romën

Nga Express më 09 korrik 2011 në ora 17:57
Erik Lamela është lojtar i ri i Romës. Sipas Sky Sports, talenti argjentinas ka nënshkruar me klubin italian kontratë pesëvjeçare.
Ai do të paguhet 1,3 milionë euro në sezon, tek klubi Giallorossi. 19 vjeçari pati shfaqje të hatashme me River Platen, të cilat e shpërblyen dhe tash do të luajë në njërën prej ligave më të forta në botë.
Përpos Romës, interesim për mesfushorin ofanziv kishte shfaqur edhe Milani. Roma po tregohet aktive gjatë këtij afati kalimtar, pasi u ble nga amerikanët.