BE e hapur për të gjithë

Komisari evropian për Zgjerim, Stefan Fyle, i ka quajtur “mite” deklaratat se pas aderimit të Kroacisë do të mbyllen dyert për vendet tjera që dëshirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE).
Ai ka theksuar se të gjitha vendet që dëshirojnë përafrim me BE-në në këtë proces do të përballen me mundësinë që secila prej vendeve anëtare të Unionit do të vë veto për vazhdim të bisedimeve nëse nuk përmbushen disa nga 138 fushat, të cilat janë nën “llupën” e Brukselit zyrtar.
Duke folur për rrugën evropiane të Malit të Zi, Fyle ka thënë se përfaqësuesit e BE-së ishin të qartë kur thanë se Mali i Zi duhet të plotësojë shtatë prioritetet kryesore para se të nisin bisedat e përafrimit.
Fyle për “Prag post” nga Çekia, ka thënë se Mali i Zi po kryen punë të shkëlqyeshme, por nuk ka dashur të spekulojë se kur do të nisin bisedimet me BE-në.
“Mali i Zi po bën përpjekje të rëndësishme që nga fundi i vitit të kaluar dhe ka konsensus në nivel të lartë në mesin e partive politike, derisa në proces është përfshirë edhe një numër i organizatave të shoqërisë civile”, është shprehur Fyle.