E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho e do sërish Adebayorin

Nga Express më 09 korrik 2011 në ora 17:58

Befasisht, Emmanuel Adebayor mund të rikthehet në Real Madrid. Sipas të përditshmes spanjolle ‘As, Jose Mourinho e do sulmuesin togolez, i cili nuk ka udhëtuar me Manchester Cityn drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas kësaj të përditshmeje, ish futbollisti i Arsenalit do të ishte i gatshëm që t’i zvogëlohet tej mase rroga, vetëm për t’u rikthyer në Santiago Bernabeu. Trajneri portugez dëshiron ta ketë edhe sulmuesin e tretë në dispozicion, pas Higuain e Benzema.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›