E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e studentëve të Vlorës, reagon MASH

Në përmbajtjen e kësaj shkrese thuhet se në bazë të Ligjit “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë“, i ndryshuar, studentët e regjistruar në një program studimi para hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të vazhdojnë dhe përfundojnë studimet me të njëjtin program që kanë filluar. 

Studimet 4-vjeçare të përfunduara në vitin akademik 2008-2009 janë programe të papërshtatura me standardet e Bolonjës  dhe diplomat e tyre njihen si diploma të sistemit të vjetër, pra si diploma universitare 4-vjecare. Si rrjedhojë këto diploma janë ekuivalente me “Diplomat të Integruara të Nivelit të Dytë” (DIND).” ”Universitetit ”Ismail Qemali” i Vlorës duhet të pajisë sa më shpejt studentët me diploma në përputhje me përcaktimet e mësipërme të ligjit të Arsimit të Lartë”, thuhet në deklaratën e MASH.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›