E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lampard: Mou gjithmonë merr atë që do

Chelsea është në kërkim të Wayne Rooneyt. Dhe, Frank Lampard shpreson që trajneri Jose Mourinho të ketë sukses në transferimin e sulmuesit anglez.

Rooney dukej pa disponim dje, në fitoren 4-1 ndaj Sëansea Cityt, ndërsa nuk shkoi të festonte me bashkëlojtarët, kur ata shënuan gol.

“Mendoj se Chelsea e ka bërë të ditur interesimin për të. Është një çështje e tyre dhe Rooneyt për të arritur marrëveshjen”, tha Lampard për Sky News.

“Aty ku ia mësyn Mourinho, e arrin qëllimin. Sidoqoftë, ne kemi një skuadër të mirë, kemi tashmë 3-4 sulmues”, përfundoi përfaqësuesi anglez./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›