E Diel, 1 Nëntor 2026

Lampard: Rio Ferdinand meriton të jetë kapiten


Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, thotë se ylli i Manchester United, Wayne Rooney, është shumë i ri për të qenë kapiten i kombëtares së Anglisë.

Lampard beson se Rio Ferdinand meriton shansin për të qenë lider i Tre Luanëve.

"John dhe Rio janë që të dy personalitete të mëdha. Kapiteni i Anglisë duhet të jetë dikush me zë në skuadër dhe Ferdinand ka qenë gjithmonë një djalosh i popullarizuar në dhomën e veshjeve dhe ai e ka të lehtë ta bëjë atë", ka thënë Lampard.

"Kundërthëniet rreth ndryshimit dhe gjithçka është e pavend, por tashmë që kjo ka ndryshuar, Rio e meriton dhe do të jetë një zbulim i shkëlqyer".

"Wayne është lojtari jonë më i mirë, veçanërisht në këtë moment, dhe ai është një prej atyre që mund t'i ndryshojnë gjërat për ne. Ta ngarkosh atë me pozitën e kapitenit në këtë moshë mund të jetë një prej vendimeve të menaxherit, por mendoj se është më mirë të mos caktohet ai", ka shtuar mesfushori anglez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›