Bekam: Dua ta mund Mançesterin!
Në mendjet e tifozëve kuqezi me siguri vazhdon të mbetet ajo që Karlo Ançeloti e përkufizoi si “ndeshja perfekte”: 2 maj 2007, Milan 3 – 0 Mançester. Tre vite më pas historia përsëritet. Me shumë mungesa. Ançeloti kryesorja, pastaj Maldini dhe Kaka. Por edhe Kristiano Ronaldo. Megjithatë, kuqezinjtë kanë një armë më tepër: Dejvid Bekam, ish-yllin e Mançesterit, i cili për herë të parë pas largimit gjen përballë ish-skuadrën e tij.
Por mesfushori anglez kërkon të bëjë të pamundurën për t’i nxjerrë “Djajtë e Kuq” kokulur nga “San Siro”: “Ne jemi gati. Gjithmonë. Edhe nesër do të jetë e njëjta gjë. E dimë që do të jetë e vështirë, megjithatë jemi gati. Për mua do të jetë një ndeshje tepër emocionuese. Nuk kam luajtur asnjëherë kundër Mançesterit gjatë shtatë viteve të shkuara, por do të bëj të pamundurën për ta mundur”.
Po nëse do të shënojë? “Nuk do të festoj, për t’i respektuar tifozët e Mançesterit”. Po rikthimi në “Old Traford”? “Më sjell në mendje shumë kujtime. U largova kur isha 27 vjeç, tani jam më i pjekur. Në fushë do të jenë dy skuadra të mëdha dhe është e mrekullueshme të jesh pjesë e ndeshjeve të tilla.
Ndërkohë, trajneri Leonardo theksoi faktin se përballja e nesërme është tepër e rëndësishme. Sipas teknikut brazilian, është një provim pjekurie për të gjithë. “Gjatë gjithë kohës jemi nën këtë provim. Ndeshja e nesërme është një mundësi shumë e mirë për të qëndruar në nivele të larta”, nënvizoi Leonardo.