E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtësi Vermaelen luan i dëmtuar


Mbrojtësi i Arsenalit, Thomas Vermaelen, thotë se ai është duke luajtur i dëmtuar.

Vermaelen thotë se dëmtimi që ai pësoi kundër Aston Villas muajin e kaluar vazhdon t'i shkaktojë atij probleme.

"Doli se mund të luaj kundër Manchester United, por pas ndeshjes kisha disa probleme, andaj shkova edhe për një skanim. Por unë mund të luaj pa problem, edhe pse kam dhimbje", theksoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›