LO: Defago fiton garën e lëshimit me ski
Zvicerani Didier Defago ka lënë nën hije shokët tjerë të skuadrës, për të fituar garën e meshkujve në lëshim alpin me ski, në lojërat olimpike dimërore Vancouver 2010.
32-vjeçari, i cili dështoi të futet në top 20 në dy garat e mëparshme olimpike, u lëshua poshtë për një kohë prej një minutë e 54.31 sekondash, për t'u bërë fituesi i parë zviceran në 22 vite.
Kampioni norvegjez i Kupës së Botës i vitit 2009, Aksel Lund Svindal, mori medaljen e argjendtë, dhe amerikani Bode Miller mposhti Dave Murray për të fituar medaljen e bronztë në garën më prestigjioze të olimpiadës.