E Diel, 1 Nëntor 2026

Fuere pranon: Marrëveshja e Ohrit nuk është zbatuar

"Duhet bërë akoma shumë. Ende ka çështje të cilat kanë mbetur t'a pazgjidhura nga konflikti i 2001. Duhet bërë shumë për të drejtat e shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike, përfaqësimin adekuat, si dhe përdorimin e gjuhës shqipe. Ekziston 'Ligj për gjuhët' por për zbatimin e saj duhet ende shumë punë", ka theksuar euro ambasadori Fuere.

Fuere ka shtuar se paralajmërimet për braktisjen e Parlamentit tregojnë se punët në Maqedoni nuk ecin në drejtimin e duhur.

"Nuk është mire që PDSH-ja ta braktisë Parlamentin. PDSH, është parti e zgjedhur si gjithë partitë e tjera, që të jetë brenda në Parlament e jo jashtë tij. Besoj se problemet dhe shqetësimet e PDSH-së, më mirë do të zgjidhen dhe realizohen në Parlament se sa jashtë tij. Shpresoj se anëtarët e PDSH-së nuk do t'a realizojnë këtë kërcënim", ka shtuar euro ambasadori Fuere.

Start/ina

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›