Rasmussen pritet të vizitojë Kosovën
Gjatë kësaj vizite bëhet e ditur se ai do të njihet me situatën e sigurisë në Kosovë nga komandanti i KFOR-it, Giuseppe Emilio Gay dhe më vonë do të ketë takime edhe me drejtues të institucioneve të Kosovës - presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota.
Kjo është vizita e dytë e Rasmussenit në një shtet ku NATO-ja mban mision paqeruajtës, pasi që ditë më parë ai qëndroi në Afganistan për të inspektuar efektiva të Aleancës veriatlantike në këtë shtet të trazuar.
Ende nuk është konfirmuar nëse pjesë e delegacionit të Rasmussenit në Kosovë do të jenë edhe ambasadorët e 28 shteteve anëtare të NATO-s të cilët përbëjnë Këshillin Veri-Atlantik.
Start/Express