E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lampard e dërgon Chelsean në Ch. League

Chelsea e ka siguruar edhe matematikisht një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve pas fitores së mundimshme me Aston Villën. Skuadra londineze fitoj me rezultat 1 me 2. Të dy golat e fitores i shënoj Frank Lampard.

Chelsea ishte në disavantazh nga pjesa e parë me golin e Bentekes. Më vështirë u bë për Chelsean pasi Ramires u përjashtua nga ndeshja në minutën e 45. Por edhe Aston Villa mbeti me një lojtar më pak kur Benteke u përjashtua në minutën e 58.

Lampard në minutat 61 dhe 88 e dërgoj skuadrën e tij në Ligën e Kampionëve me fitoren 2 me 1./Indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›