Po mbahet takimi për blerjen e Neymar

Operacioni i Barcelonës për blerjen e Neymar, si duket ka filluar. Zyrtarë të lartë të Barcelonës janë në qytetin e Madridit ku do të takohen me zyrtarë të skuadrës së Santosit.
Drejtori sportiv i Santos, Odilo Rodrigues është në Madrid ku po pret takimin me Sandro Rosell dhe zyrtarë të tjerë të Barcelonës. Tema do të jetë blerja e Neymar, ndërsa në Spanjë do të jetë edhe agjenti i Neymar.
Barcelona me zyrtarët e saj do ti paraqesë Santosit ofertën e fundit për Neymar për ti bindur zyrtarët brazilian që Neymar të transferohet në Barcelonë në këtë verë.
Rosell thuhet se do tu bëjë të qartë zyrtarëve të Santosit se nuk dëshiron që Neymar të vije te Barcelona pas Kupës së Botës, por në afatin kalimtar veror të këtij viti./Indeksonline/