E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lampardi i mbetet besnik Chelseat

Frank Lampard nuk e ka ndërmend të largohet nga Chelsea. Mesfushori anglez iu bashkua ekipit londinez në vitin 2001, ndërsa po e shijon vitin e fundit të kontratës.

Ai kërkohet nga Los Angeles Galaxy, por është i vendosur të qëndrojë në Stamford Bridge.

“Unë kam edhe një vit kontratë me Chelsean. Kemi një sezon të rëndësishëm përpara, do të luajmë në Superkupën e Evropës dhe në Botërorin për klube. Nëse duan të flasin me mua për të ardhmen, do të jem i gatshëm. Për momentin, jam i vendosur të rri këtu”, theksoi 34 vjeçari, i cili sivjet u shpall kampion i Evropës me Chelsean.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›