E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valdes beson në Vilanovan

Victor Valdes beson se lidhja e lojtarëve me trajnerin e ri të Barcelonës, Tito Vilanova do ta ndihmojë klubin që të ketë paraqitje solide sezonin e ardhshëm.

Spanjolli ishte ndihmës i Pep Guardiolës dhe e ka marrë mbështetjen e plotë, që kur u emërua trajneri kryesor.

“Ajo që e duam ne është që Barcelona të bëhet kampion në fund, për këtë po punojmë çdo ditë. Çdo trajner e ka mënyrën e tij të punës, stilin e tij, por unë nuk pres që të ndryshojnë shumë gjëra, seç kemi bërë në sezonet e fundit, pasi Vilanova do ta ndjek rrugën e paraardhësve”, deklaroi portieri spanjoll për agjencinë Efe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›