E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lampeduza, emigrantët shkallmojnë dyert dhe arratisen

Romë - Emigrantët ilegalë të mbyllur në qendrën e grumbullimit të emigrantëve në Lampeduza të Italisë kanë shkallmuar kangjellat e hekurit me të cilat rrethoheshin dhe janë arratisur. Sipas kryetarit të Bashkisë, Bernardino De Rubeis, ''Rreth 700 emigrantë nga 1 300 që ndodheshin në qendrën e grumbullimit të emigrantëve u arratisën sot në mëngjes. Tensioni është i pranishëm''. Klandestinët, më të shumtë se policët e vendosur në ishull formuan një kortezh proteste dhe u drejtuan drejt Bashkisë me thirrjet ''liri, na ndihmoni''!

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›