E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terroristët kërcënojnë Gjermaninë

Berlin - Video kërcënuese ndaj Gjermanisë janë publikuar në portalin Youtube. Sipas videos në fjalë e cila ka qëndruar për disa ditë në internet, një grup terroristësh kanë kërcënuar Berlinin zyrtar. Revista "Focus" njofton se në videotekst bëhen këcënime me sulme ndaj ndaj qyteteve të mëdha gjermane duke filluar nga muaji shkurt. Po ashtu shprehimisht thuhet se probleme do të kenë edhe katër vende të tjera. Sipas të dhënave të MBP ajo u hoq nga interneti më 12 janar. Sipas analizës së ekspertëve për çështjet e sigurisë kjo video përkon me vlerësimet e Ministrisë së Brendshme se Gjermania dhe interesat gjermane në botën e jashtme janë gjithnjë e më tepër në shënjestër të terroristëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›