E Diel, 1 Nëntor 2026

Lampeduzë, zbarkojë qindra emigrantë të tjerë

Varka e parë, me plot 166 refugjatë zbarkoi në ishull rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm. Ndërkohë më vonë kanë zbarkuar edhe dy anije të tjera me respektivisht 265 dhe 150 emigrantë.

Një tjetër mjet lundrues me rreth 200 persona në bord pati probleme në det të hapur por u shpëtua nga roja bregdetare, teksa është interceptuar edhe një tjetër mjet lundrues me 500 persona në bord.

Kështu, nga fundi i ditës së sotme do të kenë mbërritur rreth 2 mijë emigrantë në ishullin Italian të Lampeduzës, theksoi ANSA./Start/F. P/

                                                                                             2011-05-13 18:22
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›