PS sërish akuza: Po manipulohen votat
Në një dalje para medieve në orët e mbrëmjes së të premtes, deputeti Erion Braçe akuzoi drejpërdrejt kryeministrin Sali Berisha, kandidatin e “Aleancës për Qytetarin” Lulzim Basha dhe kreun e KQZ-së Arben Ristani, se po tentojnë të manipulojnë procesin e numërimit.
“Kur kutitë, pavarësisht me një ngadalësim të tejskajshëm, po shkojnë drejt fundit, po vëmë re me shqetësim një skemë të qartë manipulative që synon të nxjerrë sa më shumë fletë të pavlefshme për çdo kuti votimi ku shqiptarët kanë materializuar vullnetin e tyre. Kjo skemë është e urdhëruar nga Sali Berisha, nga kandidati i tij humbës dhe në fund nga Arben Ristani”, tha Braçe.
Duke vijuar me akuzat, deputeti socialist shtoi: “Arben Ristani, ky zyrtar që po vë në rrezik zgjedhjet e Shqipërisë, ka mbi shpinë përgjegjësinë e asaj që ndodhi në 2009-n. Lulzim Basha është i bindur që ka humbur zgjedhjet dhe në këtë moment po tenton të hyjë dhunshëm në procesin e numërimit dhe të nxjerrë të pavlefshme fletët e votimit. Kjo është përgjegjësia e tij dhe e Sali Berishës, që do të përballet edhe penalisht. Ky është problemi që po rrëzon zgjedhjet në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë”.
/Start/
2011-05-13 23:01