Amnesty International:raport: Keqtrajtimet ne 89 shtete
LONDER- Organizata për Mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International u ankua për torturat dhe forma të tjera të keqtrajtimeve në 89 shtete të botës. Vitin e kaluar ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut në gjithsej 157 vende, tha zëvendëssekretari i përgjithshëm i Amnesty International. Raporti kritikon Europën për dështimin e saj në mbrojtje të refugjatëve dhe azil-kërkuesve në territorin e saj. Organizata me seli në Londër thotë se gjatë vitit 2010 shumë qeveri europiane nuk kishin mbrojtur sa duhet shtetasit e huaj nga kërcënimet dhe dhuna me motive racore. Në raport thuhet se disa politikanë kishin kontribuar në krijimin e një klime ku mungon toleranca, duke bërë aludime për lidhje mes krimit dhe imigracionit.
(NEWS24/Balkanweb)
(NEWS24/Balkanweb)