E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton vizitonBosnje dhe Hercegovinën

BOSNJE- Shefja e diplomacisë së BE-së Kethrin Ashton, po realizon një vizitëtë papritur në Bosnjë, e cila ka dështuar në krijimin e një qeveri të re që prej zgjedhjeve të përgjithshme që janë mbajtur në tetor të vitit të kaluar.

Ashton pritet të ketë takime me zyrtarë të lartë të Bosnjes dhe Hercegovinës, përfshirë edhe presidentin e serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.

Sipas një raporti të përgatitur nga Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjën, Valentin Inzko, Bosnja është në një rrugë të rrezikshme të destabilizimit duke mos pasur një qeveri funksionale, një ekonomi që stabilizuar dhe një sfidë direkte të shkaktuar nga Republika Serbe rreth Institucioneve gjyqësore të shtetit.
(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›