E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumira e Fenomenit Federata ceremoni per Ronaldon 1 2 3 4 5 1 vote

Luis Nazario Da Lima, ose siç njihet nga nga gjithë bota e futbollit si Ronaldo i ka thënë lamturmirë kombëtares së Brazilit, ndërsa në nderim të një prej sulmuesëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave federata e vendit të tij ka organizuar një ceremoni të veçantë.

Lexo të plotë ...   Kryqëzohet Kapelo, mediat kërkojnë largimin nga Anglia 1 2 3 4 5 (0 vota) e martë , 07 qershor 2011 Trajneri i kombëtares së Anglisë, Fabio Kapelo është vënë në shënjestër të mediave angleze, që nuk kanë nguruar të kërkojnë largimin e teknikut pas barazimit 2-2 kundër Zvicrës në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2012 në grupin G. Jo vetëm rezultati, pasi kritikat më të ashpra në drejtim të trajnerit italian vijnë pas lojës së dobët të skuadrës, e cila nuk arriti sipas shtypit anglez të justifikojë emrin që mban.
Lexo të plotë ...   Përballja me Bosnjen, Duka: Skuadra do të japë maksimumin 1 2 3 4 5 (5 vota) e hënë , 06 qershor 2011 Nga kombëtarja te sezoni i Superligës që sapo u mbyll. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka zbret në fushë në një rrefim 360 gradë për “Skaner Kampionat” në Albanian Screen. Mendimi i parë i numrit një të qeverisë së futbollit në vend është për kombëtaren kuqezi dhe sfidën e saj të rëndësishme për grupin D në tranfertën boshnjake. Duka ul euforinë, por në të njëjtën kohë është i bindur se skuadra e Josip Kuzhe do të japë maksumimun për të ruajtur ecurinë pozitive të ndeshjeve të fundit.
Lexo të plotë ...   Garë e paparashikueshme. Blanc: Synojmë biletën në Euro 2012 1 2 3 4 5 (1 votë) e hënë , 06 qershor 2011 Rezultatet e ndeshjeve të fundit e kanë kthyer grupin D eliminator të Euro 2012, ku merr pjesë dhe Shqipëria, në një triller të vërtetë. Nga vendi i parë që kryesohet nga Franca deri në vendin e pestë ku pozicionohet Bosnja, diferenca është vetëm gjashtë pikë. Barazimi 1-1 i Frances në Bjellorusi dhe fitorja e pastër 3-0 e Rumanisë ndaj Bosnjes e kanë bërë shumë të vështirë parashikimin se cila skuadër do të sigurojë biletën për në Euro 2012 dhe cila do të ketë mundësi të luajë në play-off.
Lexo të plotë ...   Triumfi i Nadal. Barazon rekordin me Borg 1 2 3 4 5 (1 votë) e hënë , 06 qershor 2011 Rafael Nadal ka triumfuar në “Roland Garros” duke mundur në finale 3-1 me sete Roger Federer. Ky është titulli i gjashtë për tenistin spanjoll në turneun “Grand Slam” të Parisit, ndërsa ka barazuar rekordin e legjendës së tenisit botëror Bjorn Borg. Raketa numër një e renditjes së përgjithshme dominoi në ndeshjen finale, duke fituar dy setet e para.
Lexo të plotë ...   Rrally Albania VI , udhëtim i mrekullueshëm nëpër Shqipëri 1 2 3 4 5 (4 vota) e diel , 05 qershor 2011 Starton edicioni i 6 i Rally Albania – një rrugëtim nëpër terrenet e mrekullueshme të Shqipërisë, një aventurë 7 ditore për 400 pjesëmarrës. Një sukses i vërtetë mund të konsiderohet ky event; 250 motorrë, 80 makina, 50 mjete asistencë dhe 15 quad, një numër gati i dyfishuar në krahasim me edicionin e kaluar. Shumë pilotë provojnë për herë të parë terrenet shqiptare, ndërsa ata që kanë garuar edhe më parë kërkojnë futjen e Rally Albania në eventet ndërkombëtare.

Lexo të plotë ...   Portugalia fiton me Norvegjinë, mban kreun e Grupit H 1 2 3 4 5 (1 votë) e diel , 05 qershor 2011 Portugalia mban vendin e parë në Grupin H, me fitoren 1-0 në shtëpi kundër Norvegjisë. Në sfidën eleminatore për Euro-2012, vendasit kanë gjetur përballë një kundërshtar të kujdeshëm.

Lexo të plotë ...   Spanja fiton 4-0 miqësoren me SHBA-në 1 2 3 4 5 (1 votë) e diel , 05 qershor 2011 Spanja hakmerret ndaj Shteteve të Bashkuara për humbjen e pësuar në Kupën e Konfederatave, duke e shkatërruar 4-0 në miqësoren e luajtur mes tyre. Në fakt, tekniku Bob Bradley, kishte zgjedhur të linte shumë titullarë në pankinë, kështu që Cazorla nuk e ka patur të vështirë të kalojë iberikët në avantazh në minutën e 28, pas një asistimi të David Silvas.

Lexo të plotë ...   Barazimet e grupit D. Të gjithë në garë për Euro 2012 1 2 3 4 5 (5 vota) e shtunë , 04 qershor 2011 Kryesuesit e grupit D, ku bën pjesë edhe Shqipëria ndahen në barazim 1-1, që mban në lojë të gjithë pretendentët për kualifikim në Euro-2012. France mban kryesimin e grupit me 1-1 e arritur në Bjellorusi, duke u ngjitur në kuotën e 13 pikëve në 6 ndeshje të luajtura, ndërsa Bjellorusët janë të dytët me 4 pikë diferencë. Skuadra e teknikut Laurent Blanc nuk kanë pasur inspirimin e duhur, duke u vënë shpesh në vështirësi nga kundërshtari, tepër agresiv.
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 04 qershor 2011 ) Lexo të plotë ...   Formula 1, gara e Bahreinit shtyhet në tetor 1 2 3 4 5 (2 vota) e shtunë , 04 qershor 2011 Çmimi i Madh i Bahrain, i shtyrë në muajin mars për shkak të protestave të dhunshme civile, do të zhvillohet në 30 tetor, duke u futue kështu në kalendar në vendin e Indisë, e cila lëviz në fund të sezonit. Lajmin e ka bërë të ditur FIA, ndërsa për momentin nuk ka një datë të përzgjedhur për garën inauguruese të Indisë, që ishte parashikuar pikërisht në 30 tetor, por që me shumë mundësi mund të zhvillohet në 11 dhjetor – që do të ishte mbyllja më e vonshme e një kampionati të formulës, që nga 1963.
Lexo të plotë ...

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›