E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumira e kampiones

Mbyllja e karrierës së saj ishte si rënia nga qielli i një ylli që këputet. E meriton kjo vajzë e jashtëzakonshme, gjermane nga Bavaria me emrin Magdalena Nojner, femra më e suksesshme e të gjitha kohëve në historinë e garës së biatlonit në ski.
E njohur me emrin përkëdhelës Lena, ajo vendosi t’i jepte fund sportit në moshën kaq të re 25-vjeçare. Ceremonia ishte madhështore në stadiumin “Veltins Arena” të Shalkes në Gelsenkirshen, ku u zhvillua edhe gara e lamtumirës
Arsyeja? Mungesa e motivimit, ngopja dhe dëshira për të pasur një jetë normale.
Pasi ishte e pamundur për këtë vajzë, ashtu si për çdo kampion të madh, që të shijonte jetën si cilido njeri tjetër, e dërrmuar nga stërvitja, garat, regjimi dhe udhëtimet.
Profili sportiv i saj, me pak fjalë, është ky: Dy herë kampione olimpike, 12 herë kampione e botës në vitet 2007-2012, 3 herë fituese e Kupës së Botës, duke fituar 34 gara në Kupat e Botës, e dyta më e mirë e të gjitha kohëve.
Magdalena Nojner doli pesë herë kampione bote për të reja dhe dy herë për paratëreja.
Gjermania e përshëndeti siç i takon një kampioneje të madhe, në një stadium ultramodern me një fushë që kthehet nga e blertë në të bardhën e dëborës.
Veçse, gjithashtu e mbështeti që në moshën 16-vjeçare duke e inkuadruar në Administratën Doganore, me kontratën e punonjëses së shtetit dhe si sportiste në skuadrën e skive të financuar po me fonde shtetërore. Ky, pra, është sporti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›