E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stadiumi i Romes

Tifozët do të jenë edhe atë ditë të shkëlqyer si gjithnjë. Siç i takon banorëve tepër krenarë të Qytetit të Përjetshëm, të kuptohemi atyre romanistë dhe jo lacialë.
Ky trajner me emër e pamje të çuditshme vështirë se do të jetë aty pas 4 apo 5 vjetësh, ndërsa spektakli kurrë nuk do të mungojë.
Roma e futbollit do të ketë një stadium të ri, tërësisht të vetin, besohet duke nisur nga viti 2017. Ky është njoftimi i klubit kryeqytetas dhe i bashkisë ndër më të vjetrat në botë.
Impianti duhet të nisë të ndërtohet në 2014, pasi 1 vit do të humbet duke mposhtur burokracinë shtetërore. Kapaciteti parashikohet të jetë në nivelin 55 apo 60 mijë vende dhe jeta aty do të vijojë 7 ditë të javës në 7.
Pasi Juventusi ia doli, Roma nuk dyshon tek vetvetja, ndërsa në Itali janë të ndërgjegjshëm se ka ardhur koha të largohen nga stadiumet e vjetër, aspak modernë të epokës bashkiake apo deri musoliniane, për të kapur trenin e Gjermanisë, Anglisë apo Spanjës.
Kapiteni legjendar Françesko Toti shpreson se duke shtrënguar dhëmbët do të shtyjë pleqërinë sportive dhe do të arrijë ta gjuajë një top në stadiumin e ri në Tor di Vale, aty ku do të ngrihet edhe qendra stërvitore sipas stilit të Realit të Madridit.
Veçse, gjithçka mund të ndryshojë, edhe duke u detyruar të shkohet në periferi, por krenaria e Qytetit të Përjetshëm do të dijë ta bëjë Romën skuadrën më të bukur në botë, sipas mënyrës së saj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›